Kastriot Imeri zgjedhet futbollisti i javës në Zvicër

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Kastriot Imeri është duke shkëlqyer në futbollin zviceran me fanellën e Servettes.

Mesfushori i talentuar nga Kosova ka shkëlqyer edhe në javën e fundit në kampionatin zviceran, ku ka shënuar një gol fantastik.

Imeri realizoi një super gol nga distanca në fitoren që skuadra e tij Servette e mori në udhëtim te Zurichu 1-2.

Falë paraqitjes fantastike në fundjavën e kaluar, Imeri është shpallur edhe futbollisti i javës nga Federata e futbollit të Zvicrës.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje me Servetten, ku ka të shënuar tre gola dhe ka asituar në dy të tjerë.

Vlent ë theksohet se Imeri është reprezentues i Zvicrës U21, ndërsa në të ardhmen mund të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme