Kastrioti eliminohet nga Challenge Cup

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 09:30 | Nga

Volejbollistet e Kastriotit kanë bërë rezistencë, por jo mjaftueshëm për të fituar ndonjë set në përballje me ekipin finlandez OrPo Orivesi.

Ndeshja e luajtur të mërkurën mbrëma në qytetin finlandez Orivesi para rreth 400 shikuesve përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 3:0 në sete. Ndeshja ishte e vlefshme për 1\16 e finales të Challenge Cup në volejboll, shkruan sot Koha Ditore.

Ishte ndeshja e dytë, ndërsa të parën të luajtur në Ferizaj më 13 dhjetor e fituan po ashtu finlandezet me rezultatin 3:0 në sete. Me dy fitore bindëse, OrPo Orivesi kaloi tutje, ndërsa Kastrioti vazhdoi me praktikën e eliminimit të menjëhershëm të skuadrave kosovare nga garat evropiane.

Kastrioti në Finlandë është paraqitur me dhjetë lojtare, ndërsa në setin e parë mori 17 pikë, në të dytin 18 pikë, ndërsa në të tretin 19 pikë. Gjithsej sfida zgjati 77 minuta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme