Katar: Të gjithë lojtarët të jenë të vaksinuar, në të kundërtën mund të pezullohen botërori

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Katari mund të ndalojë lojtarët e pavaksinuar nga Kampionati Botëror i Futbollit vitin e ardhshëm.

Raportohet se Katari po bën presion për vaksinimet e detyrueshme Covid-19 për të gjithë lojtarët që marrin pjesë në Kupën e Botës 2022.Emiratet e Bashkuara tashmë ka zbuluar se kushdo që merr pjesë në turneun e nëntorit të ardhshëm do të duhet të vaksionohet dy herë, sipas The Athletic.

Sidoqoftë, dihet që pikëpamjet e lojtarëve profesionistë për marrjen e vaksinës janë të përziera.

Katari, i cili tashmë ka administruar më shumë se 4.6 milion vaksina, afërsisht 82 përqind e popullsisë së tij, është në diskutime me FIFA-n dhe autoritetet mjekësore në përpjekjet për të arritur një zgjidhje miqësore me ta.

Pozicioni i Katarit mbi vaksinën mund të jetë një faktor në vendimet e disa yjeve ndërkombëtare nëse do të jenë të vaksionuar.

Një numër i klubeve të Premier Ligës dihet se kanë lojtarë që ende i rezistojnë vaksinës Covid-19, përfshirë yllin e Arsenalit dhe Zvicrës, Granit Xhaka.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer pranoi muajin e kaluar “jo të gjithë lojtarët janë vaksionuar dy herë“, duke shtuar “Unë i kam inkurajuar ata që të bëjnë vaksinimin, por ju nuk mund ta detyroni askënd ta bëjë këtë.”

Menaxheri i Newcastle, Steve Bruce ka pranuar se “shumë” lojtarë të tij nuk janë vaksinuar – pavarësisht se portieri i tyre Karl Darlow u shtrua në spital për shkak të virusit.

Kupa Botërore FIFA 2022 është planifikuar të jetë edicioni i 22-të i Kupës Botërore FIFA që do të mbahet mes 21 nëntorit dhe 18 dhjetorit të vitit të ardhshëm.

Kjo njëherit do të jetë Kupa e parë Botërore që do të mbahet ndonjëherë në botën arabe dhe e para në një vend me shumicë myslimane.

Të ngjashme