Katari e ka blerë të drejtën për Botërorin 2022!

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 16:09 | Nga

Shtëpia e futbollit botëror, e njohur për baltosjen e saj me skandale, sapo ka marrë një tjetër goditje të rëndë. Tema e radhës për gjykim është Kupa e Botës 2022.

Në vitin 2010, kur u vendos që ky turne do të zhvillohej në Katar, shumë federata u habitën dhe pati edhe nga ato të cilat protestuan hapur, sepse është e pamundur që të luhet futboll në të nxehtin e Katarit (dhe as në dhjetor apo janar).

Kështu, gazeta “Bild” në Gjermani pritet të botojë një hetim prej 430 faqesh, shkruar nga Michael Garcia, një hetues i pavarur i punësuar nga FIFA.

Raporti që ai ka marrë përsipër të kryejë nuk është publikuar kurrë i plotë nga FIFA, çka ka bërë që Garcia ta konsiderojë “të gabuar” copëzën e servirur prej saj. Në raportin e plotë denoncohen disa ngjarje skandaloze, duke nisur nga një ryshfet prej rreth 2 milionë eurosh, që atë vit u depozitua në llogarinë e vajzës 10-vjeçare të një zyrtari të FIFA-s.

Por nuk mbyllet me kaq. Në dokumentin “e zi” raportohet se tre zyrtarë të lartë të FIFA-s kanë fluturuar për në Brazil me një avion privat të zotëruar nga Federata e Katarit pikërisht para votimit që do të zgjidhte organizatorët e turneve botërorë të futbollit për vitet 2018 dhe 2022. Kjo e shpjegon të gjithën, apo jo? Tipike!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme