Katari premton botëror edhe më të mirë se ai në Rusi

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 12:44 | Nga

Gjermania bëri atë që pritej nga ajo, Afrika e Jugut tejkaloi pritjet, kurse Rusia ndryshoi perceptimet negative – kur këto shtete organizuan kampionatet botërore, turne që pas katër vjetësh do të mbahet në Katar.

Mirëpo, si do të jetë organizimi në Katar? Kjo është pyetja që është aktualizuar qysh të dielën mbrëma, kur përfundoi botërori në Rusi, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Përgjigjja e organizatorëve është shpresëdhënëse. Ata kanë premtuar një botëror madhështor, një më të mirë se ai që u mbajt në Rusi, ndonëse FIFA ia dha notën më të lartë.

Katari një shtet i vogël, por shumë i pasur, është ndryshe nga çdo organizator i mëparshëm. Me popullsi prej vetëm 2.5 milionë banorësh, Katari kurrë nuk ka luajtur në Kampionatin Botëror dhe për shkak të temperaturave ekstreme, turneu për herë të parë ka lëvizur në termin dhe do të mbahet në fund të vitit (2022) – nëntor, dhjetor.

Shumëkush dyshon se Katari e bindi FIFA-n dhe delegatët të votojnë kandidaturën e tij për organizim, duke dhënë ryshfet – para “që dalin” nga toka e këtij vendi.

Si shteti i parë arab që do të organizojë Kampionatin Botëror, Katari ka planifikuar të ndërtojë tetë stadiume të reja enkas për këtë ngjarje. Një ka përfunduar, dy të tjerë do të përfundojnë gjatë këtij viti dhe të tjerët janë planifikuar të përfundojnë deri në vitin 2021.

Asnjëri prej këtyre stadiumeve nuk është më larg se 35 kilometra nga qendra e kryeqytetit, Doha. Të gjitha rrugët që do të dërgojnë në këto stadiume, do të bëhen nëpërmjet shërbimit të metrosë që do të ketë një sistem të ri…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme