Katër ekipe e synojnë trofeun e Europa Leagues

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Europa League hyn në fazën më të nxehtë, luhen dy gjysmëfinalet e para, Man Utd – Roma dhe Villarreal – Arsenal.

Katër skuadra do ta kërkojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit evropian – Europa League.

Pa dyshim, dueli kryesor gjysmëfinal do të jetë ai në mes të Manchester Unitedit me Romën.

“Djajtë e Kuq” shihen si favoritë për ta fituar këtë trofe.

Nga ana tjetër, për ekipin romak Liga e Evropës shihet si mundësia e vetme për ta siguruar kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.

Në të njëjtën kohë, Villarreali do ta presë Arsenalin në Spanjë.

Këto dy skuadra nuk ishin përballur në mes vete në garat evropiane që nga viti 2009.

Në atë kohë, “Gunners” e kishin eliminuar “Nëndetësen e Verdhë” me rezultat të përgjithshëm 4:1 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Villarreali dhe Arsenali kanë pozita të ngjashme në kampionatet respektive edhe pse skuadra spanjolle mund ta kapë Evropën edhe përmes La Ligas.

E Arsenali, njëjtë si Roma, e sheh Europa Leaguen si mundësi të vetme për të luajtur në Evropë sezonin e ardhshëm.

Këto dy takime do të fillojnë në orën 21:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme