Katër gjeneratat e arta të xhudos

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Në ngjarjet e sportit të xhudos, Kosova tashmë i ka të fituara të gjitha medaljet e mundshme. Ka tituj e medalje në kampionate botërore për seniorë e po ashtu në botërorët e kategorive më të reja. Ka tituj e medalje në kampionate evropiane për seniorë dhe për kategori të reja.

Në ngjarjet e tjera të xhudos, turnetë Masters, Grand Slam, Grand Prix e më të vegjël, numri i medaljeve të fituara nga xhudistët kosovarë është shumë i madh dhe shifra shkon duke u rritur. Por Kosova falë xhudistëve po shfaqet suksesshëm edhe në ngjarjet shumësportëshe, shkruan Koha Ditore.

Në shumicën e ngjarjeve shumësportëshe, në të cilat Kosova ka marrë pjesë për herë të parë, ka fituar medalje falë xhudistëve.

E fundit që ka nderuar vendin prej xhudisteve është Erza Muminoviq. Ajo të dielën mbrëma ia siguroi Kosovës medaljen në pjesëmarrjen e parë në Lojërat Olimpike Verore për të Rinj. Lojërat Olimpike për të Rinj po mbahen në Buenos Aires të Argjentinës, ndërsa e diela ishte dita e parë e garave. Erza Muminoviq garoi në kategorinë deri 44 kilogramë, ndërsa u rendit e treta duke fituar medaljen e bronztë kështu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme