Katër gjigantët e Evropës pas Alexis Sanchez

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Alexis Sanchez duket se do të jetë bomba e merkatos së Janarit.

Katër gjigantët e Evropës janë në kërkim të shërbimeve të sulmuesit kilian.

Juventus, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Real Madrid, sipas “Don Balon” kanë vënë në shënjestër anëtarin e Manchester United, transmeton lajmi.net.

Lojtari nuk po e gjen assesi vetën në lojën e trajnerin Jose Mourinho, madje së fundmi ka humbur edhe hapësirat e tij.

PSG është një nga favoritët kryesorë për të nënshkruar me lojtarin, pasi agjenti i Sanchez i është ofruar skuadrës franceze.

Gjithashtu, flitet për një largim të mundshëm të Neymar nga “Parku i Princave”, gjë që do të shtynte parisienët të kërkojnë një zëvendësues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme