Katër karateistët kosovarë, optimistë e të përkushtuar për rrugën drejt Lojërave Olimpike

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 19:38 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Optimistë se do të jenë në listën e të kualifikuarve për në Lojërat Olimpike të cilat do të mbahen në Tokio 2020, janë katër karateistët që pritet të përfaqësojnë Kosovën në këto gara.

Ata janë duke u stërvitur intensivisht në mënyrë që të arrijnë synimet e tyre, e që për secilin prej tyre është kualifikimi në Lojërat Olimpike.

Njëri prej karateistëve potencial për kualifikimin në Lojërat Olimpike është Alvin Karaqi. Ai në shtator të vitit të kaluar është përballur me një lëndim të gjurit e që si pasojë ka mbetur jashtë garave të karatesë.

Mirëpo edhe pse ka disa muaj që ka kryer një ndër operacionet më të vështira karateisti Alvin Karaqi ka kohë që është duke u stërvitur me kolegët e tij.

Ai tha se rikuperimi është duke iu shkuar mirë dhe se shpreson që nga mesi i marsit të iu kthehet garave.
Gara e cila do të zhvillohet në Roterdam pritet të jetë është rikthimi i Karaqit në karate.

“Rehabilitimi deri më tash ka ec shumë mirë, komplikacioni nuk ka pas. Rikthimi im ka me qenë në Roterdam mes marsit në Premier Ligën atje.Përgatitjet tash janë më shumë të bazuara në fizik për arsye të shtrëngimit të muskujve e të tjerave që me i prevenu lëndimet e ardhshme edhe fokusi është qe më i ndihmu kolegëve që i kanë këto garat para meje edhe normal me i kthy vet mirë”.

Edhe pse thotë se kualifikimet do të jenë shumë të vështira, Karaqi beson se ato nuk janë të paarritshme duke pas parasysh nivelin e lartë ë të cilën gjenden dhe punën e madhe që janë duke e bërë.

“Kualifikimet kanë me qenë shumë të vështira por tu e marr parasysh jo veç unë por edhe të tjerët të klubit tonë vetëm kemi qenë këto dy vitet e fundit në top 10 atëherë na nuk e shohim të pamundshëm kualifikimin…”, tha Karaqi.

Optimiste për kualifikimin e mëtutjeshëm të karateistëve të cilët ajo trajon u shpreh edhe trajnerja Shqipe Zogiani.

Ajo tha se jamë në fazën përfundimtare të përgatitjeve pasi garat për kualifikimet do fillojnë më 26 janar.

Edhe Herolind Nishevci, Orges Arifi e Fortesa Orana janë duke shpresuar se puna e madhe që janë duke e bërë për të arritur formën më të mirë do iu shpërblehet në fund.

Pjesë e trajnimeve të karatesë të udhëhequra nga trajnerja Zogiani ishte edhe fituesi i tri medaljeve evropiane, karateisti nga Greqia, Dionisis Xenos.

Ai u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen stërvitjet e klubit të karatesë dhe tha se ndihet i nderuar që stërvitet me karateistët kosovarë.

Mirëpo Xenos tha se është për tu çuditur se si sportistët nga vendet e tjera nuk e kanë parë ende Kosovën si vend për të zhvilluar stërvitjet, pasi sipas tij, është një mundësi shumë e mirë.

Lojërat Olimpike do të mbahen në kryeqytetin japonez Tokio. Ato janë planifikuar të mbahen më 24 korrik-9 gusht 2020.

Të ngjashme