Katër lojtarë të Marseilles pozitivë me COVID-19

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Marseille ka konfirmuar se edhe tre futbollistë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, duke e çuar në katër numrin e lojtarëve të prekur.

Një gjë e tillë mund të ndikojë që të shtyhet ndeshja hapëse në ligë për këtë klub, transmeton KOHA.

Skuadra e Andre Villas-Boas pritej që të niste edicionin e ri kundër Saint – Etienneit të premten.

Klubi ka konfirmuar se tre lojtarë kanë rezultuar pozitivë nga testimet e së dielës, si dhe Jordan Amavi që ishte pozitiv në javën e kaluar.

Tre futbollistët e ri të prekur janë Steve Mandanda, Maxime Lopez dhe Valentin Rongier.

Daily Mail shkruan se një burim i afërt me klubin ka treguar se të katër futbollistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, pasi duket se janë asimptomatikë.

Rregulla në Ligue 1 thotë se nëse një ekip ka më shumë se tre futbollsitë të prekur me COVID-19 apo pjesëtar të stafit në periudhën tetë ditore atëherë ndeshja mund të shtyhet.

Të ngjashme