Katër lojtarë të Sampdorias shërohen nga Coronavirusi

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Katër lojtarë të klubit të Serie A, Sampdoria, që ishin testuar pozitiv për koronavirus javën e kaluar, kanë dalë negativ tani. Këtë e ka bërë të ditur të enjten klubi nga Genoa.

“Sampdoria njofton se katër lojtarët që më parë ishin testuar pozitiv për Covid – 19 kanë bërë dy teste tjera dhe tani më kanë rezultat negativ”, është thënë në komunikatë. Nuk janë dhënë më shumë detaje dhe nuk janë zbuluar emrat e lojtarëve.

Të paktën tri skuadra kishin raportuar të prekur me COVID -19 javën e kaluar, pasi lojtarët ishin testuar para kthimit në stërvitje individuale.

Synimi është që të hënën skuadrat të kthehen në stërvitje kolektive, por telashe tjera kanë dalë me protokollin mjekësor të cilit klubet duhet t’iu përmbahen. Protokollin për të cilin janë pajtuar qeveria dhe federata, klubet dhe Serie A po e vlerësojnë të papranueshëm.

Të ngjashme