Katër ndeshje interesante sot në futbollin kosovar

Prishtinë | 20 Nën 2016 | 11:23 | Nga

Sot zhvillohen katër ndeshjet e fundit të javës së 15-të në kuadër të Vala Superligës.

Lideri momental, Trepça ’89, zhvillon kryendeshjen e ditës kundër Llapit në udhëtim.

Ndërkohë, kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli luan në udhëtim me Ferizajn.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Dritës dhe Lirisë, ndërsa Trepça luan kundër Hajvalisë në “Adem Jashari”.

Të gjitha ndeshjet e ditës fillojnë në ora 13:00.

Drita – Liria
B.Kosumi, J.Musolli, E.Zeqiri, T.Maloku

Trepça – Hajvalia
B.Gashi, F.Jakupi, B.Rama, I.Shuleta

Llapi – Trepça’89
G.Nuza, D.Preniqi, B.Morina, H.Hajdari

Ferizaj – Feronikeli
B.Jahmurataj, F.Sekiraça, R.Hyseni, L.Mustafa

Të ngjashme