Katër notarë përfaqësojnë Kosovën në COMEN Cup 2019

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në not, për grumpshat e djemve 2003-2004 dhe grupmoshat e vajzave 2005-2006, do të marrë pjesë në garën ndërkombëtare COMEN Cup 2019.

COMEN Cup, apo Kupa e Konfederatës Mesdhetare të Notit, do të zhvillohet nga 21 deri më 23 qershor. Kjo garë do të zhvillohet në Burgas të Bullgarisë.

Në këtë garë, Kosovën do ta përfaqësojnë katër notarë: Old Kondirolli, Vigan Bytyqi, Jona Beqiri dhe Jonë Haliti. Ata do t’i udhëzojë trajneri Endrit Sveqla.

Sportistët kosovarë tashmë janë akomoduar në Burgas të Bullgarisë dhe ata sot po i zhvillojnë stërvitjet e para për garën që i pret në ditët në vijim.

Në këtë garë, ku marrin pjesë edhe shumë shtete të tjera mesdhetare, është e rëndësishme për notarët e grumposhave më të reja. Ceremonia hapëse do të mbahet më 21 qershor në orën 17:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme