Katër skuadra ndjekin mbrojtësin e majtë të Fiorentinës

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Milan, Inter, Roma dhe Paris Saint Germain janë katër skuadrat që kanë kërkuar informacion zyrtar për transferimin e mbrojtësit të Fiorentinës, Cristian Biraghi.

I rritur në akademinë e Interit, mbrojtësi i majtë po bën mjaft mirë me klubin vjollcë dhe ka merituar edhe thirrjen e Mancinit në kombëtaren italiane, shkruan Top Channel.

Mbrojtësi i majtë 27 vjeçar kushton rreth 10 milionë euro dhe ka eksperiencën e duhur për të përballuar sfida të mëdha, ndaj shihet si një mundësi e artë që ofron merkatoja.

Të ngjashme