Katër skuadra volejbolli heqin dorë nga garat evropiane

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 09:27 | Nga

Kampionia e Kosovës në volejboll te femrat, Drita, ka vendosur që të mos paraqitet në gara evropiane. Si kampione në fuqi, Drita është dashur që në edicionin e ri të luajë në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo klubi nga Gjilani ka vendosur që për edicionin e ri të pauzojë nga arena ndërkombëtare dhe të mos shpenzojë para kot.

E Drita është skuadra e katërt kosovare që heq dorë nga garat evropiane të volejbollit. Tri të tjera, një te femrat e dy te meshkujt, kanë hequr dorë më herët, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova ka të drejtën e përfaqësimit në Evropë me gjashtë skuadra, por do të paraqitet vetëm me dy – me ekipet nga Ferizaj, Lubotenin në konkurrencë të meshkujve dhe Kastriotin në konkurrencë të femrave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme