Katër yjet e Spanjës që vlejnë gati sa krejt ekipi i Kosovës

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Pas humbjes 0:3 ndaj Suedisë, Kombëtarja e Kosovës sot ka udhëtuar në Sevilla, për ndeshjen që do ta zhvillojë ndaj Spanjës.

Spanja në anën tjetër ka një fitore 1:2 ndaj Gjeorgjisë dhe një barazim 1:1 ndaj Greqisë në këto eliminatore të Kampionatit Botëror.

Dallimi në vlerë mes Spanjës dhe Kosovës është mjaft i madh. Vlera e “Dardanëve” shkon në 77.2 milionë euro, kurse vlera e ekipit të Spanjës prek shifrën e 855 milionë eurove.

Katër lojtarë të Spanjës vlejnë gati sa krejt ekipi i Kosovës. Marcos Llorente, Mikel Oyarzabal, Rodri dhe Pedri kanë vlerë 70 milionë, gati sa krejt ekipi i “Dardanëve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme