KB Peja i ka ditët e numëruara

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 09:52 | Nga

Klubi i basketbollit Peja i ka ditët e numëruara. Ka vetëm edhe dy javë kohë për të shlyer borxhin prej 170 mijë eurosh, e ndoshta po aq ditë për të shijuar lavdinë e moçme, meqë pas 10 gushtit shpejt mund të shuhet. Zyrtarë të ndryshëm thonë se shuarja e klubit të dytë më të madh në Kosovë pas Prishtinës, është një opsion real tashmë.
Peja është e zhytur thellë në borxhe ndaj ish-lojtarëve të saj dhe FIBA-s. Ajo e ka të ndaluar të transferojë lojtarë tash e një vit, e pas 10 gushtit do ta ketë të ndaluar edhe të garojë, nëse nuk shlyen borxhin e akumuluar, shkruan Koha Ditore.

Në fakt, jo vetëm Peja, por edhe skuadrat e tjera të Kosovës që janë të ngarkuara pa ndonjë marrëveshje paraprake me çfarëdo borxhi të dokumentuar ndaj FIBA-s, FIBA Evropës apo ndonjë etniteti tjetër përgjegjës për organizimin e garave ndërkombëtare të basketbollit të njohur nga FIBA, nuk do t’u lejohet pjesëmarrja në garat e Kosovës. Ky kusht për klubet nga FBK-ja është vendosur në propozicionet e garave për edicionin e ri me urdhër të FIBA-s.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme