KB Prishtina bën një super goditje në merkato

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

KB Prishtina vazhdon me përforcime në këtë afat kalimtar veror.

Kryeqytetasit njoftuan se Nicholas Alfred Tomsick është bashketbollisti më i ri i KB Sigal Prishtinës.

Kroato- Amerikani është organizues i lojës në pozitën 1. I shpallur lojtar i vitit disa herë në ligën e Islandës, Nicholas ka luajtur në ligën Kroate dhe se fundi në ligën e Islandës për Tindasoll në Urvalsdeild karla.

Afati kalimtar për basketbollistët vendorë ka përfunduar sot, kurse ai për të huaj vazhdon ende. 

Të ngjashme