KB Prishtina emëron dy nënkryetarë të rinj në Bordin Drejtues

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Klubi i basketbollit Prishtina ka emëruar dy nënkryetar të Bordit Drejtues, legjendën Ferit Zekolli dhe ish-basketbollistin Shkumbin Jakupi.

Prishtina ka bërë disa emërime në bordin drejtues, duke vendosur dy nënkryetar të rinj pas vendimit të presidentit Burim Maraj.

Emërimi i Zekollit dhe Jakupit u njoftua nga vet faqet zyrtare të klubit prishtinas, pasi besojnë se do të përfitojnë nga përvoja e tyre dhe dashuria e angazhimi për klubin.

Njoftimi pa ndërhyrje i Prishtinës

Presidenti Maraj, emëron dy nënkryetarë të Bordit Drejtues

Sot në zyret e KB Prishtina, presidenti i klubit Burim Maraj ka propozuar Ferit Zekollin dhe Shkumbin Jakupin për nënkryetarë të Bordit Drejtues të Prishtinës. Propozimin e Marajt e mirëpritën dhe e votuan anëtarët tjerë të Bordit.

Me këto dy afrime klubi ynë beson se do të përfitojë nga përvoja e tyre dhe dashuria e angazhimi për klubin.

Ferit Zekolli, legjenda e basketbollit të Kosovës dhe jo vetëm. Ish qendra dominuese e disa skuadrave kosovare e kroate, me përvojën e tij të madhe si basketbollist e gjithashtu edhe si ish udhëheqës i FBK-së do të jetë ndihmesë e madhe për klubin tonë

Shkumbin Jakupi, ish basketbollist dhe ndërmarrës shumë i suksesshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me përvojën e tij në basketboll, biznes e kinematografi do të na sjellë risi në mesin tonë.

Të ngjashme