KB Prishtina rikthen basketbollistin të cilin e transferoi sezonin e kaluar

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Klubi basketbollistik i Prishtinës ka zyrtarizuar blerjen e re për sezonin 2019/20.

Fahro Alihodzic është transferimi më i ri i klubit kryeqytetas dhe luan në pozitën e qendrës.

Alihodzic edhe vitin e kaluar ishte pjesë e KB Prishtinës, por u lëndua para se të filloj sezoni, përcjell lajmi.net.

29-vjeçari nuk bëri asnjë paraqitje edicionin e kaluar, ani pse në letra ishte basketbollist i ‘bardhekaltërve’.

Fahro Alihodzic është me prejardhje boshnjak dhe anglez, ndërsa ka luajtur për skuadrat se Panionios, Leuven Bears e Kaposvari.

Skuadra në pronësi të Blerand Stavilecit pritet shumë shpejtë të përforcojë ekipin me disa blerje të tjera. 

Të ngjashme