KB Prishtina sjell transferimin e radhës

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

KB Prishtina vazhdon të përforcohet për sezonin e ri të garave në elitën e basketbollit të Kosovës.

Kryeqytetasit vazhdojnë të jenë në mesin e skuadrave më aktive këtë verë.

Kampionët e Kosovës kanë njoftuar se kanë nënshkruar me basketbollistin Arian Memeti, që vjen nga Kerasan Prishtina.

“Një ndër pak lojtarët vendorë të njohur për lojë energjike dhe atraksione do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonën 2019-20”.

“Ariani me shumë potencial dhe 203 centimetrat e tij dhe punën e pa lodhshme do te jetë ndihmesë e madhe për klubin tonë”, shkruhet në njoftimin e KB Prishtinës.

Të ngjashme