KB Rahoveci mposht Ibar Rozhajën, përfundon në vendin e tretë

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

KB Rahoveci ka shënuar fitore në Ligën Ballkanike sot ndaj Ibar Rozhajës, për të përfunduar këtë fazë në vendin e tretë me 11 pikë.

“Vreshtarët” e fituan këtë përballje me rezultat 67-72, transmeton Koha.net.

Te Rahoveci më efikasi në parket u tregua Darrel Loydd Davis me 19 pikë, 8 kërcime e 7 asistime.

Davis u ndihmua nga Joshua McFolley, i cili realizoi 18 pikë, pati 3 kërcime e po aq asistime.

Kurse te vendasit më i miri i ishte Elvis Cekic me 17 pikë, 11 kërcime e një asistim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme