KB Rahoveci nuk pranohet në Ligën e Kampionëve, synohet pjesëmarrja në FIBA Euro Cup

Prishtinë | 22 Qer 2019 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Nën kampioni i Kosovës në Basketboll, Rahoveci nuk do të mund të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Refuzimi i Rahovecit ka ardhur pasi nga Kosova në Ligën e Kampionëve do të paraqitet vetëm një skuadër dhe ajo do të jetë kampioni në fuqi Z Mobile Prishtina.

Kësisoj pas refuzimit për të luajtur në Ligën e Kampionëve, Rahoveci ka aplikuar për pjesëmarrje në FIBA Europa Cup.

Njoftimi i klubit pa ndërhyrje:

Champions League ka përcaktuar numrin e skuadrave për edicionin e ri, derisa Kosova do të përfaqësohet me një skuadër në këtë rast Z Mobile Prishtina si kampione aktuale.

Për shkak të këtyre rregullave dhe numrin të mjaftueshëm të skuadrave të paraqitura, Rahoveci si nënkampion nuk është përfshirë për këtë edicion në Champions League.

Si do qe të jetë skuadra jonë ka aplikuar edhe për FIBA Europa Cup, aty ku si nënkampion kemi të drejtën e pjesëmarrjes.

Me 24 korrik kur te hedhet shorti do ta kuptojmë kundërshtarin e parë në Evropë, qoftë në raundin kualifikues apo në fazën e grupeve.

Për çdo të re për pjesëmarrje në FIBA Europa Cup do të ju mbajmë të informuar. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme