KB Vëllaznimi zyrtarizon dy amerikanë

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Basketbollistët amerikanë, Tiwiam Kendley dhe Ty Nichols janë përforcimet më të reja të KB Vëllaznimi për pjesën e mbetur të këtij sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll.

Klubi gjakovar ka njoftuar të hënën për angazhimin e këtyre dy lojtarëve derisa ka njoftuar për largimin e amerikanit tjetër, Kendall Jacks.

Për dallim nga Kendley, Nichols e njeh mirë basketbollin kosovar pasi në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Ponte Prizrenit ku ishte ndër më të dalluarit në ligë. Ndërkohë, Kendley së fundi ka qenë pjesë e ekipit nga Meksika, Jalisco ku ka luajtur me një mesatare prej 22 pikëve e 4.5 kërcimeve.

Ai gjithashtu në sezonin 2018/19 ka qenë pjesë e ekipit të NBA-s, Washington Wizards në ligën verore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme