KBF Prishtina përforcohet me Alexis Tolefree

Prishtinë | 26 Sht 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

KBF Prishtina ka konfirmuar se është përforcuar me Alexis Tolefree.

“Pas disa muajsh bisedimesh arrihet marrëveshja me fundoren amerikane Alexis Tolefree, ku për shkak të situatës me pandemi, Lexx do t’i bashkohet ekipit me vonë”, thuhet në njoftimin e KBF Prishtinës.

Tutje thuhet se Tolefree vjen nga top kolegji NCAA “Arkansas Razorbacks”, dhe luan në pozitën e fundores.

Mesatarja e Lexx në sezonin 2019/2020 ishte: 29.9 minuta për lojë,16.3 pikë, 4.3 kërcime, 2.0 asistime, 1.6 topa të vjedhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme