KEK-u forcohet për “t’iu prishur punë” skuadrave të tjera

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

KEK-u ishte skuadër “për tallje” në pjesën e parë stinorit të Superligës, por në pranverë premton të kthejë pak nga ky borxh. Zyrtarët e skuadrës nga Obiliqi premtojnë t’u prishin hesapet skuadrave elitare.

Ekipi që ka tubuar vetëm një pikë në 17 xhiro në vjeshtë, gjatë këtij muaji ka bërë disa përforcime, kurse në postin e trajnerit ka emëruar Alban Dragushën.

Zyrtarët e klubit nga Obiliqi janë të vetëdijshëm për situatën në të cilën gjenden, por insistojnë se nuk do të dorëzohen deri në xhiron e fundit të edicionit. KEK-u u ngjit në Superligë si kampion i Ligës së Parë, por rrezikon që pas një stinori të kthehet ku ishte.

KEK-u nis stinorin pranveror me 14 pikë më pak se Ferizaj që është i parafundit, derisa skuadrat që gjenden në zonën e barazhit – Ballkani e Liria – kanë tubuar 21, përkatësisht 19 pikë..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme