Kelmendi humb finalen, kthehet në Kosovë me medalje të argjendtë

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 15:34 | Nga

Fjolla Kelmendi ka humbur në finale, por në Kosovë kthehet me medaljen e Argjendtë.

Fjolla Kelmendi nuk ka mundur të rrëmbejë medalje të Artë në kategorinë 48 kg në “Antalya Grand Prix 2018”, shkruan Gazeta Express.

Ajo fitoi të Argjendtën duke kaluar në finale, ku humbi nga xhudistja nga Portugalia, Catarina Costa me ippon.

Sido që të jetë, edhe medalja e argjendtë është shumë domethënëse për Kelmendin, e para në karrierë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme