Kelmendi: Pritshmëritë nga unë më motivuan drejt medaljes së artë

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 21:59 | Nga

Fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendi, ka thënë se pritshmëria e njerëzve nga ajo, e kanë motivuar për të arritur suksesin në “Rio 2016”.

Në darkën e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në Rio, Kelmendi ka thënë se në kampion kosovar ka qenë atmosferë pozitive ndërsa ka shtuar se asnjëherë nuk ka pasur presion.

“Ka qenë atmosferë pozitive ndoshta keni menduar se për mua ishte ngarkesë, por ka qenë e kundërta, pritja juaj më ka motivuar”, ka thënë ajo gjatë fjalimit para përfaqësuesve olimpikë të Kosovës në Rio.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme