Kemal Ademi: Do të isha shumë i lumtur nëse trajneri i Zvicrës thotë se ka nevojë për mua

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Kemal Ademi ende nuk ka vendosur se cilën nga vendet do të përfaqësojë.

Ai aktualisht është pjesë e Fenerbahces, por i huazuar te ekipi tjetër turk, Karagumruk.

“Asnjë kërkesë zyrtare nuk kam marrë ende. Kam biseduar me personat përgjegjës të të dyja vendeve dhe tani po pres. Por, gjithashtu nuk ndjej presion aspak. Aspak. Nëse ka ndonjë ofertë, unë do të vendos sipas mendjes sime”, ka thënë Kemal Ademi.

Ndërsa, ai tha se do të ndihej i lumtur nëse trajneri i Zvicrës do ta telefononte për t’i thënë se kanë nevojë për të.

“Do të isha shumë i lumtur nëse Vladimir Petkoviq do të vinte në kontakt dhe do të thoshte: Kemal, kam nevojë për ty. Unë gjithashtu bisedova me prindërit e mi për vendimin. Dhe tendenca tashmë po lëviz drejt Zvicrës. Por asgjë ende nuk është vendosur” – tha Ademi.

Deri tani ai ka mbrojtur ngjyrat e grupmoshës U-21 të Zvicrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme