Kemal Ademi mund të largohet nga Fenerbahce, kërkohet nga St. Pauli

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi shqiptar i Fenerbahces, Kemal Ademi, nuk ka arritur ta tregojë vetën në futbollin turk dhe largimi tashmë është në horizont.

Ish futbollisti i Baselit, erdhi me bujë te Fenerbahçe, por nuk ka arritur të shënojë asnjëherë në gjashtë ndeshja sa është aktivizuar.

Tani për të flitet një interesim nga klubi i Bundesliga 2, St.Pauli.

Oferta për sulmuesin kosovar është huazim gjashtëmujor, duek marr përsipër edhe pagën e lojtarit.

St.Pauli nuk dëshiron të paguajë për huazimin e tij dhe as ta ketë të drejtën e blerjes. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme