Kenedy shpreson të rikthehet te Chelsea

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 14:06 | Nga

Anësori i Chelseat i cili po qëndron në huazim te skuadra e Newcastle, Robert Kenedy ka deklaruar se shpreson që shumë shpejt do të kthehet në ekipin londinez.

“Shpresoj që këtë vit të bëjë një sezon të mirë me Newcastle dhe të kthehem të vazhdoj te Chelsea, kam një ëndërr të kthehem dhe të bëhem kampion për klubin”, është shprehur braziliani, përcjell Klan Kosova.

Kenedy mendon se mosha e tij e re ishte fakti se pse ai u huazua.

“Unë erdha si 19 vjeçar, shumë i ri. Ishte mirë të huazohesha dhe të kisha më shumë hapësirë për të luajtur, më mirë se të rrija te Chelsea e të mos luaja”, ka shtuar 22 vjeçari.

Braziliani ishte një nga lojtarët kryesor të Newcastle në luftën për mbijetesë në Premier League duke shënuar dy herë në 13 paraqitje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme