Keniani Kandie thyen rekordin e botës në gjysmë-maratonë

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Keniani Kibiwott Kandie ka thyer rekordin e botës në gjysmë-maratonë sot në Valencia. Ai është bërë personi i parë që ka përfunduar gjysmë-maratonën (21 kilometra vrapim) përfundi 58 minutave.

Kandie, që doli i dyti në Botërorin e gjysmë-maratonës në Gdynia në tetor, përfundoi garën e sotme në Valencia me kohë 57:32 minuta. Ai theu për 29 sekonda rekordin e botës që e kishte vendosur bashkëkombasi i tij Geoffrey Kamworor në shtator të vitit të kaluar.

Të ngjashme