Kërkim falja nuk i kreu punë, Xhaka nuk përfshihet me Wolverhampton

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Granit Xhaka nuk do të përfshihet në skuadrën e Arsenalit edhe për ndeshjen kundër Wolves në fundjavë.

Mesfushori nga Kosova që luan për Zvicrën ka munguar në mesjavë kundër Liverpoolit pas incidentit me tifozët e Arsenalit fundjavën e kaluar, në sfidën kundër Crystal Palace.

Edhe pse lojtari tashmë është sqaruar duke kërkuar edhe falje, ai nuk do të paraqitet edhe të shtunën kundër Wolves. Këtë e ka konfirmuar trajneri Unai Emery.

“Ai po stërvitet. Ai nuk luajti kundër Liverpoolit, dhe për mua do të vazhdojë, mbi të gjitha ne jemi duke u përqendruar për nesër (ndeshja kundër Wolves)”, ka deklaruar Emery.

“Njeriu, si të gjithë, ka ndjenja. Çështja e Xhakës javën e kaluar është një çështje që do kohë. Ai ka nevojë për kohë për të rikuperuar normalitetin në të”.

“Ai shprehu keqardhje, ai u kërkoi falje tifozëve dhe të gjithëve. Tani të fokusohemi te ndeshja”.

Të ngjashme