Kërkimi për një rival të rezervistëve Muriq e Ujkani

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Në kohën kur Arijanet Muriq po del ngadalë në skenë te Manchester City, portieri i deritashëm i Kosovës, Samir Ujkani, po kalon momente të vështira në karrierë.

Ujkani është pjesë e klubit turk Rizespor, por nuk vlerësohet pjesë e skuadrës për stinorin pranveror. Ai nuk po grumbullohet fare me skuadër dhe as që pritet të grumbullohet deri në fund të këtij kampionati, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu, me gjithë ngritjen e ngadalshme të Muriqit te gjiganti anglez, rënia e madhe e papritur e Ujkanit bën që porta e Kosovës të vazhdojë të mbetet “pika” më e ndjeshme e përfaqësueses.

Pozitat e tjera Kosova i ka të mbuluara thuajse me të paktën nga dy lojtarë, por pozita e portierit pritet të vazhdojë të jetë më së paku e mbuluar, ashtu siç ishte deri më tash.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme