Kërkon falje motra e portierit të Belgjikës, pasi e akuzoi Spinazzolan për simulim

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Motra e Thibaut Courtois, Valerie, i ka kërkuar falje Leonardo Spinazzolas, të cilin e kishte akuzuar se po humbiste kohë duke u shtirur se ishte i lënduar në fitoren e Italisë 2:1 kundër Belgjikës në çerekfinale të Euro 2020.

Mbrojtësi anësor Spinazzola pësoi lëndim të rëndë dhe u largua nga Euro 2020 me lot në sy të premten, pasi e tërhoqi muskulin duke vrapuar.

Motra e portierit të Belgjikës dhe Real Madridit ishte në Allianz Stadium për ta parë ndeshjen dhe reagoi drejtpërdrejt në kohën e lëndimit të Spinazzolas duke e përdorur llogarinë zyrtare të vëllait të vet në Instagram.

Ajo e xhiroi Spinazzolan duke u trajtuar në fushë nga stafi mjekësor italian dhe shkroi në gjuhën e vet: “Këtë e quajmë hileqar me përvojë”.

Të ngjashme