Këshilltari i Haradinajt: Stadiumi Olimpik nuk do të ndërtohet në Drenas

Prishtinë | 28 Tet 2017 | 10:47 | Nga

Këshillari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi e ka quajtur gënjeshtër të kulluar idenë për ndërtimin e Stadiumit Olimpik në Drenas.

Arifi ka thënë se stadiumi do të ndërtohet aty ku ishte planifikuar, pra në Bërnicë të Poshtme.

“Stadiumi Olimpik ndërtohet aty ku ishte planifikuar. Pra në Bërnicë të Poshtme. Është gënjeshtër e kulluar ideja e zhvendosjes së tij në Drenas” shkruan Avni Arifi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme