Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Dy ndeshjet e sotme e kanë kompletuar xhiron e 15-të të Superligës së futbollit, shkruan Gazeta Express.

Ballkani e mposhti Arbërinë me rezultat 2:1 dhe u shkëput në krye me 35 pikë, 5 më shumë se Drita, e cila megjithatë e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Nga ana tjetër, Arbëria pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e shtatë në tabelë.

E në duelin tjetër, Llapi e shënoi një fitore të madhe ndaj Drenicës, 1:0.

Përkundër këtij trepikëshi, llapjanët mbesin në vendin e parafundit në tabelë me 11 pikë, gjashtë më pak se Trepça ’89, por me një lojë më pak të zhvilluar.

E Drenica, pas kësaj humbjeje e lëshoi një mundësi që të ngritej në tabelë, ndërsa Kuqezinjtë mbesin në vendin e gjashtë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme