Kështu përgjigjet Neymar kur pyetet për transferimin e mundshëm në Real Madrid

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 09:14 | Nga

Neymar thotë se është i lumtur në PSG dhe se e ka të qartë që emri i tij gjithmonë përmendet në afate kalimtare, andaj nuk është edhe shumë i brengosur për këtë.
Real Madridi është duke insistuar që ta transferojë Neymarin në Santiago Bernabeu gjatë verës. Mediat spanjolle raportojnë se Florentino Perez do të bëjë gjithçka që ta kthejë brazilianin në Spanjë.

Neymar u pyet nëse nuk është i lumtur dhe nuk po gjen vetën në Francë teksa u përgjigj kështu: “Jam i qetë dhe i lumtur me shokët e skuadrës. Gjithashtu me paraqitjet që po bëj dhe golat që po i shënoj”.

“Kam ardhur këtu për të shkruar histori dhe kam shikuar për më të mirën time. Thashethemet gjithmonë do të jenë prezentë. Kanë ekzistuar kur isha në Santos dhe kur isha te Barcelona. Ju e dini shumë mirë. Në të gjitha afatet kalimtare përmendet emri im dhe është e pamundur që t’i qëndrosh larg këtyre gjërave”.

“Jam i lumtur. Jam mirë. Për lojtarët e mirë gjithmonë spekulohet dhe nuk jam i vetmi në botë, por sot ata po flasin vetëm për mua, çfarë duhet të bëj?”, theksoi mes tjerash Neymari.

“Por për Madridin çfarë mund të na thoni? Tashmë fola për këtë, gjithmonë do të ketë spekulime”, u shpreh braziliani.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme