Kessie e preferon Premierligën

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori afrikan po e refuzon vazhdimin e kontratës me Milanin, e ka mendjen tek klubet angleze. Atë e duan edhe klubet e La Ligas

Franck Kessie nuk e ka më mendjen tek Milani.

Mesfushori afrikan po mendon të largohet nga Kuqezinjtë.

Mediumi “90min” raporton se futbollisti luftarak po e refuzon vazhdimin e kontratës me “Rossoneri”.

Kjo pasi ish-futbollisti i Atalantas e preferon më shumë transferimin në Angli, përcjell “Gazeta Express”.

Klubet e Premierligës janë të gatshme të bëjnë oferta marramendëse për 24 vjeçarin.

Gjithashtu, thuhet se interesim për futbollistin nga Bregu i Fildishtë kanë shfaqur edhe klubet nga Spanja.


Të ngjashme