Këta brazilianë mund të kalojnë në United gjatë verës

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 18:00 | Nga

Jose Mourinho e ka bërë të qartë se këtë verë sytë do ti këtë kah lojtarët jugamerikan, por kush janë ata që janë në listën e dëshirave të trajnerit portugez.

Mourinho kishte thënë këto ditë se ai do të shpenzojë më shumë para në lojtarë jug amerikan të cilët do ti sjell në Old Trafford.

“Mendojë që një skuadër pa brazilian nuk është skuadër. Mendojë që talenti i tyre është fantastik dhe kreativiteti i lojtarëve brazilian nuk mund të matet. Nëse një skuadër europiane, ashtu si shumë europian duhet ta këtë një brazilian në skuadrën e tyre që të sjell diçka braziliane në skuadrën e tyre”.

Kush janë lojtaret që do të kërkojë Manchester?

Neymar

Klubi i tanishëm: Paris Saint-Germain

Një nënshkrim i madh. Ai vazhdimisht po lidhet me një kalim tek Real Madridi, por United ka të ardhura të mjaftueshme për të sfiduar Los Blancos nëse dëshirojnë që të nënshkruajnë me talentin më të madh brazilian.

Willian

Klubi i tanishëm:: Chelsea

Ishte sjell në Stamford Bridge nga Mourinho më 2013 dhe është njeri prej lojtarëve më të përfolur për t’u bashkuar me trajnerin e tij në United. Por, më parë ai kishte thënë se dëshiron të kalojë “më shumë vjet” në Londrën Perëndimore.

Fred

Klubi i tanishëm: Shakhtar Donetsk

Goal shkroi në shkurt që Manchester City ishte pajtuar për të paguar në princip 44.5 milionë funte për mesfushorin, por asnjë lëvizje për të nuk është finalizuar. Shefi ekzekutiv i Shakhtar Sergei Palkin ka konfirmuar që ose City ose United do të jenë stacioni i ardhshëm i lojtarit.

Malcom

Klubi I tanishëm: Bordeaux

Nuk kalojë në janar në Arsenal, më shumë për shkak të injorancës së tij, por është parë që i intereson transferi në Angli. Topxhinjtë pritet që ta ringjallin interesin për të kurse në garë do të jenë edhe Tottenham, Bayern dhe PSG.

Fabinho

Klubi i tanishëm:: Monaco

Ai ishte target i tij edhe në verën e vitit 2017, para se United ta merrte Nemanja Maticin. Ai mund të kthehet përsëri në garë për 12 muajt e ardhshëm, me 24 vjeçarin që ka pranuar se karriera e tij në Monaco është “duke shkuar drejt fundit”.

Lincoln

Klubi i tanishëm:  Flamengo

Bëri debutimin në futboll profesionist me vetëm 16 vjeç dhe ka rënë në sy të shumë skuadrave europiane. United është gati për ta blerë sulmuesin tinejxher dhe ta sjell në ishull para se atë ta marrin gjigantët e La Ligas, Barcelona dhe Real Madrid.

Marquinhos

Klubi i tanishëm: Paris Saint-Germain

Ka qenë një synim për kohë të gjatë i United, ku Goal kishte treguar se ata mund të shpenzojnë 70 milionë euro për të në verë të 2017’ës. Mourinho ende është në treg për qendërmbrojtësin dhe do të shkojë në Parc des Princes për ta marrë lojtarin e tij të preferuar.

Alex Sandro

Klubi i tanishëm: Juventus

Chelsea dhe United të dy janë duke e kërkuar mbrojtësin e majtë që nga viti i kaluar, por Djajtë e Kuq kanë më shumë probleme në atë pjesë të fushës. Ai ka refuzuar të kalojë në Angli por ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me torinezët.

Anderson Talisca

Klubi i tanishëm: Benfica

Është në huazim tek skuadra turke Besiktash, e cila dëshiron ta sigurojë atë me një kontratë të gjatë. Edhe Roma dhe Ëolves po ashtu kanë interes për sulmuesin çmimi i të cilit sillet rreth 35 milionë funte për këtë verë.

Richarlison

Klubi i tanishëm : Watford

Edhe një tjetër lojtarë që është i lidhur jo vetëm me United por edhe me Bayern, Chelsea dhe PSG pas një sezoni tepër të mirë në Premier Ligë. United megjithatë konsiderohen me afër tij dhe është gati të paguaj 40 milionë funte për të.

David Luiz

Klubi i tanishëm: Chelsea

I shitur nga Mourinho në janar të vitit 2014, me një lëvizje enigmatike nga Stamford Bridge në Paris Saint-Germain. Por dështoi pas rikthimit në Angli në urdhrat e Antonio Conte, kurse tani pos United e do edhe Monaco në Ligue 1.

Jorginho

Klubi i tanishëm: Napoli

Përfaqëson Italinë, por është i lindur në Brazil dhe mund ti përshtatet Mourinhos. A mund të jetë edhe ky një transfer që do të shkojë në United duke rivalizuar Cityin si për Alexis Sanchez. Goal dëshiron që të paguajë 50 milionë funte për mesfushorin vetëm që ai mos të kalojë në duart e Guardiolës.

Andreas Pereira

Klubi i tanishëm: Manchester United

Një lojtarë që tashmë është i Djajve të kuq dhe i duhur për taktikat e portugezit. I lindur në Belgjikë, por përfaqëson Brazilin në U23, United e sheh 22 vjeçarin me një të ardhme të mirë dhe do ti nënshkruaj kontratë të re para se ta huazojë atë përsëri në Valencia. Pse jo, ta mbaj edhe në Old Trafford.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme