Këta janë emrat që Zidane synon ti sjellë në Bernabeu

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Zinedine Zidane ka nisur ti bëjë planet pas rikthimit tek Real Madrid.

Ai përpos që do të përpiqet ti ja kthej namin”mbretërve”, synim do të ketë rifreskimin e skuadrës me emra të njohur të lojës më të bukur në botë.

Sipas mediave spanjolle Zizou është i interesuar që në radhët e 13 herë kampionit evropian të ketë, Eden Hazard, Sadio Mane, Paul Pogba, Harry Kane, Kylian Mbappe, dhe mbrojtësi i Portos Milito.

Menaxhmenti i Realit i ka dhënë “pushtet” atij për të bërë ndryshimet e nevojshme në ekip.

Kylian Mbappe mund të kishte qenë një lojtar i Realit në verën e 2017-ës, por PSG u tregua me i shpejtë. Sulmuesi është një njohje e vjetër e Zidane që nga koha kur Mbappe luante me ekipet e moshave. Pavarësisht se “ylli” i parizienëve vetëm pak ditë më parë deklaroi se nuk do të largohet nga Parisi, rikthimi i Zidane mund të bëjë që sulmuesi të ndërrojë mendje.

Eden Hazard është një tjetër objektiv. Vetë belgu shpesh e ka pranuar se ideja për të luajtur me Realin i pëlqen. Aftësitë e Hazard Zidane i vlerëson shumë, por lojtari ka një kontratë me blutë e Londrës deri më 2020-ën dhe fakti që Chlesea është penalizuar nga FIFA për pjesën e merkatos (nuk i lejohet të afrojë lojtarë) bën që tratativat të jenë të komplikuara. Sidoqoftë, Chelsea prej kohësh ka siguruar shërbimet e Pulisicit dhe ndoshta ardhja e tij mund t’i hapë rrugë largimit të belgut drejt Madridit.

Premier League është destinacioni i preferuar i Zidane. Sadio Mane sot mund të ishte një lojtar i Realit, por gjatë kohës kur Zidane dha dorëheqjen dhe në stol erdhi Lopetegui, sulmuesi vendosi të tërhiqej dhe të vazhdonte aventurën në “Anfield”. Gjithsesi këtë herë Mane ndoshta mund të bëhet një “galaktik”.

Paul Pogba. Për mesfushorin, Manchester United kërkon 150 milionë euro. Në vitin 2016, kur u largua nga Juventusi për fare pak mund të ishte transferuar në Madrid. Mbetet për t’u parë nëse me kthimin e Zidane interesi do të jetë i njëjtë për francezin.

Është e pamundur që në këtë listë të mos jetë emri i Neymarit. Deklaratë pas deklarate sulmuesi ka këmbëngulur se nuk largohet nga PSG, por eliminimi nga Championsi ndoshta e ka bërë të ndërrojë mendje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme