Këta janë futbollistët e Kosovës që do të mungojnë ndaj Greqisë

Prishtinë | 10 Qer 2022 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë në ‘Fadil Vokrri’ arriti të shënonte fitore shumë të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Irlandës Veriore. Megjithatë, pritet të udhëtoj e hendikepuar për ndeshjen ndaj Greqisë sepse pritet t’i mungojnë disa nga futbollistët kryesor, transmeton Gazeta Metro.

Tashmë vetëm dihet se anësori i ‘Dardanëve’, Edon Zhegrova, nuk do të paraqitet ndaj Greqisë për arsye të dëmtimit, gjë që e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti ditën e djeshme.

Mirëpo, nëse mund ta quajmë kështu fitorja e Kosovës mbrëmë ishte edhe si ‘fitorja e Pirros’ sepse për shkak që u ndëshkuan me kartonë të verdhë mesfushorët si Betim Faziliji dhe Ibrahim Dresevic nuk do të mund të luajnë ndaj helenëve.

Për arsye të njëjtë nuk mund të luaj as mbrojtësi, Lirim Kastrati, i cili në tre ndeshjet e para në Ligën e Kombeve ka luajtur nga 90 minuta dhe ka qenë edhe një ndër lojtarët më të mirë në fushë.

Kujtojmë që ‘Dardanët’ në grupin 2 janë në pozitën e dytë me gjashtë (6) pikë, tre më pak se Greqia e cila mbrëmë mposhti Qipron me rezultat 3-0 në shtëpi.

Të ngjashme