Këta janë gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në javën e fundit të Superligës së Kosovës

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Ka mbetur edhe xhiroja e fundit për t’u zhvilluar në Superligën e Kosovës në futboll.

Tashmë janë bërë edhe delegimet e gjyqtarëve për këtë xhiro e cila pritet të jetë e zjarrtë sa i përket daljes në garat evropiane dhe luftës për mbijetesë.

Në ndeshjen mes Prishtinës dhe Ballkanit, drejtësinë do ta ndaj gjyqtari gjilanas, Mervan Bejtullahu, me asistentët Alban Ejupi, Gzim Mehmeti dhe gjyqtar i katërt Valbon Hoxha.

Në ndeshjen mjaftë të zjarrtë në Gjilan mes Dritës dhe Arbërisë, “bilbili” kryesor i është besuar gjyqtarit Visar Kastrati me asistentët Granit Hyseni, Meriton Berisha dhe gjyqtar i katërt Alban Shala.

Të gjitha ndeshjet e javës së 36-të zhvillohen ditën e diele me fillim nga ora 15:00.

Të ngjashme