Këta janë kandidatët për trajnerin më të mirë të vitit

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 15:51 | Nga

FIFA ka përzgjedhur dhjetë trajnerët më të mirë të vitit 2018. Dhjetë trajnerët e përzgjedhur nga FIFA do të garojnë për të fituar çmimin ‘Trajneri më i mirë’ i vitit.

Favoritët për ta fituar këtë çmim janë Didier Deschamps i Francës, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën dhe Zinedine Zidane i Real Madridit – i cili fitoi Ligën e Kampionëve.

Kjo është lista e kandidatëve për trajner më të mirë:

1. Massimiliano Allegri – Juventus/ Stanislav Cherchesov – Rusia

2. Zlatko Dalic – Kroacia/Didier Deschamps – Franca

3. Pep Guardiola – Manchester City/ Jurgen Klopp – Liverpool

4. Roberto Martinez – Belgjika/ Diego Simeone – Atletico Madrid

5. Gareth Southgate – Anglia/ Ernesto Valverde – Barcelona/ Zinedine Zidane – ish trajner i Real Madridit.

Ceremonia e zgjedhjes së lojtarëve dhe trajnerëve më të mirë do të mbahet me 24 shtator në Londër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme