Këta janë lojtarët që e frymëzojnë Paul Pogban

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Paul Pogba ka thënë se Kevin de Bruyne dhe Luka Modric janë mesfushorët që e inspirojnë atë dhe të cilët ndikojnë në përmirësimin e lojës së tij.

Reprezentuesi francez ka gjetur formën te Manchester United me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer në krye të skuadrës.

27 vjeçari që në vitin 2016 për 105 milionë euro u transferua te Manchester United nga Juventus, ka treguar lojtarët që kanë pasur ndikim në karrierën e tij.

“E dua futbollin, më pëlqen të shikoj se si luajnë lojtarët dhe ndoshta njerëzit do të befasohen”, ka deklaruar Pogba, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kur isha më i ri, shikoja sulmuesit, por tani jam një mesfushor dhe i shoh lojtarët që luajnë në mesfushë”.

“Mësoj nga Yaya Toure, Xavi, Iniesta, Paul Scholes, Michael Carrick kur ishte aty”.

“Tani po shikoj Kevin de Bruyne, Modric, Toni Kroos, gjithë këta lojtarë më pëlqejnë t’i shkojë dhe të tentoj të mësoj prej tyre”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme