Këta janë sportistët më të paguar në botë, sipas Forbes

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Bota e sportit, e cila çdo ditë e më shumë industrializohet, vazhdon të prodhojë miliarderë të rinj.

Sipas një hulumtimi të përgatitur nga ana e revistës ”Forbes”, e cila ka llogaritur pagat, të ardhurat nga sponsorët dhe bonuset e sportistëve nga qershori i vitit 2017 deri në qershor të vitit 2018, bokseri Floyd Mayweather ka qenë sportisti me fitimet më të mëdha këtë vit.

Mayweather ka hyrë në mesin e miliarderëve në botën e sportit pasi brenda një viti ka fituar 285 milionë dollarë, përfshirë 275 milionë nga ndeshja me irlandezin Conor McGregor dhe 10 milionë dollarë nga sponsorët.

Pas Mayweather, si sportistë me më shumtë fitime në vitin 2018 janë radhitur dy yjet e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi Messi ka zënë vendin e dytë me 111 milionë dollarë fitime, 84 milionë nga pagat dhe bonuset dhe 27 milionë nga marrëveshjet me sponsorët.

Ndërkaq, ylli portugez Ronaldo këtë vit është radhitur i treti në listë më 108 milionë dollarë të ardhura, 61 milionë nga pagat dhe bonuset dhe 47 milionë nga sponsorët.

Neymar është radhitur i pesti me 90 milionë dollarë të ardhura, përfshirë 73 milionë nga pagat dhe bonuset dhe 17 milionë nga sponsorët.

Krahas tre futbollistëve, në dhjetëshen e parë gjenden edhe dy emra nga basketbolli dhe dy nga futbolli amerikan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme