Këtë fundjavë do të rikthehen garat e volejbollit

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Federata e Volejbollit e Kosovës ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve të Play-OFF që do të jenë në kalendarin e garave të kësaj fundjave.

FVK uron ekipet, trajnerët, volejbollistët/et për gadishmërinë e treguar që t’i kthehemi garave dhe normalitetit.

Fundjava e parë e volejbollit pas një kohe të gjatë mungese, pritet të sjelle duele interesante në të dyja konkurencat.

Ekskluzivitetin për Superligën e meshkujve do ta ketë platforma e njohur sportive Art Motion, e cila do të sjellë për adhuruesit e këtij sporti, transmetime nga Prishtina, Ferizaj e Suhareka.

Në anën tjetër, FVK ka arritur marrëveshje me Radio Televizionin e Kosovës, të cilit ia ka besuar ekskluzivitetin e transmetimit të ndeshjeve në elitën e femrave në volejboll, nga Prishtina, Gjilani e Ferizaj.

Të ngjashme