Këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 15:23 | Nga

Këtë të diele do të fillojë stinori pranveror i Superligës së Kosovës në futboll, me pesë ndeshje në program.

Ndërkohë, të hënën do të luhet një ndeshje, transmeton Express.

Skuadra kryesuese në renditje, Llapi do të jetë mysafir i Prishtinës, që zë pozitën e dytë, në një ndeshje e cila mund të bëjë ndërrim të liderit pas kësaj jave.

Ndërsa dueli ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, skuadra këto të renditura në pozitat 3 dhe 4 në tabelë, pritet të jetë po ashtu shumë interesante.

Më poshtë mund t’i gjeni çiftet e javës së 19-të të Superligës:

E diel, 18 shkurt

Drenica – Besa

Liria – Vllaznia

Prishtina – Llapi

Trepça’89 – Vëllaznimi

Drita – Feronikeli

E hënë, 19 shkurt

Flamurtari – Gjilani

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme