Këtë talent kosovar e pret Barça

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Labinot Kabashi pritet të rikthehet furishëm në fanellën e skuadrës së të rinjve të gjigantit katalunas

Labinot Kabashi ka filluar të shohë në fund të një tuneli, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi i ri kosovar, i cili do t’i mbush 19 vjet më 28 shkurt, ka nisur të ushtrojë me ekipin Juvenil A dhe që është gati ta kompletojë shërimin pasi kishte dëmtuar ligamentet e gjurit të djathtë në mars të vitit të kaluar, është gati për ta bërë hapin e madh.

Ai konsiderohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj të akademisë së Barçës.

Trajnerët e ekipeve të reja të gjigantit katalunas nuk dëshirojnë ta marrin ndonjë rrezikim dhe me këtë rast Labinoti nuk do të luajë derisa të jetë gati 100 për qind, shkruan e përditshmja e njohur spanjolle Mundo Deportivo në versionin e saj online, përcjell Gazeta Express.

“Kabashi është një sulmues me potencial të madh. Përkundër historisë me lëndime në gjurin e djathtë, klubi ende ka besim se ai mund të ngritët në karrierë. Sezonin e kaluar kur po përparonte, lëndimi i dytë në të njëjtin gju ia mohoi këtë. I pari kishte arritur në vitin 2016 vetëm pak pasi ishte ftuar në ekipin e Përfaqësueses së Kosovës si 16 vjeç”, shkruan mediumi spanjoll.

Këta muaj, Kabashi ka punuar me një plan specifik të punës për ta përforcuar muskulaturën e këmbës së gjurit të lënduar dhe shpreson të jetë i gatshëm 100 për qind para se t’i mbush 19 vjet.

Ndër të tjera, brenda tri javësh pritet të testohet përfundimisht në një ndeshje miqësore.

Kabashi konsiderohet si e ardhme e Përfaqësueses së Kosovës po ashtu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme