Këto janë datat se kur do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Do të jenë dy përballje francezeo-gjermane në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe kjo nuk ndodhte kurrë më parë.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të zhvillohet ditën e martën më 18 gusht në Estadio da Luz ku RB Leipzig që eliminoi Atletico Madridin do të përballet me kampionin francez Paris Saint Germain me fillim nga ora 21:00.

Lyon është padyshim befasia më e këndshme e këtij edicioni, pasi ka eliminuar në 1/8 e finales një skuadër të fortë si Juventusi dhe në çerekfinale një edhe më të fortë si Manchester City.

Skuadra e Rudi Garcias në gjysmëfinale do të përballet me Bayern Munichun, ndeshje që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në Estadio Jose Alvalade të Lisbonës.

Të dyja sfidat do të luhen me fillim nga ora 21:00, ndërsa na presin ndeshje të zjarrta në këto përballje gjermano-franceze

Të ngjashme